Friday, April 19, 2024
HomeKronikaVihen në prangat e Policisë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

-

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, i shtetasit K. K., 21 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një mjet prerës (thikë).

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., 18 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
—–
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 56 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts