Friday, April 26, 2024
HomePolitikëÇuçi në Angli: Çmojmë asistencën britanike për Institutin tonë të Policisë Shkencore

Çuçi në Angli: Çmojmë asistencën britanike për Institutin tonë të Policisë Shkencore

-

 

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, gjatë vizitës në Britaninë e Madhe pati një takim me homologen, Priti Patel, e cila ishte disa muaj më parë gjithashtu për vizitë zyrtare në Tiranë.

Ministri i Brendshëm vlerësoi gjithashtu mbështetjen britanike për reformimin e Institutit të Policisë Shkencore në vendin tonë.

Çuçi: Asistenca britanike për Institutin tonë të Policisë Shkencore është një ndihmë që ne e çmojmë shumë. Me reformimin e këtij institucioni dhe adaptimin e teknologjisë e metodave moderne, do të plotësojmë një nga hallkat më kritike të zinxhirit të hetimit dhe dokumentimit të ngjarjeve kriminale në vend.

Po ashtu, Çuçi tha se falë besimit dhe përkushtimit të dyanshëm, Shqipëria dhe Britania e Madhe i kanë kapacitetet për ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore dhe operacionale.

Çuçi: Luftën kundër krimit të organizuar nuk e bëjmë dot veçmas, prandaj duhet të bashkërendojmë përpjekjet dhe resurset tona në çdo kohë. Diskutuam gjithashtu edhe për emigracionin e jashtëligjshëm, i cili kurrsesi nuk mund të adresohet si problem pa përmirësuar kushtet e emigracionit të ligjshëm. Në këtë pikë i kërkova homologes britanike të rishikojë edhe njëherë regjimin e trajtimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, për t’i lehtësuar në raport me mundësi të reja punësimi apo lëvizjet sezonale. Në këtë pikë gjeta mirëkuptimin e saj të plotë duke më shprehur gjithashtu angazhimin për të bërë gjithçka duhet për integrimin e tyre.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts