Wednesday, August 10, 2022
HomeKronikaTropojë/Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori...

Tropojë/Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

-

 

Një sherr për motive të dobëta, dyshohet se ka qenë shkak i përplasjes me armë në qytetin e Bjarm Currit, ku një 24-vjeçar ka plagosur A.H, 33 vjeç, i cili ndohet në spital jashtë rrezikut për jetën. Autori është identifikuar dhe  shpallet në kërkim.

Më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Curri, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tropojë.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, ku falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin G. V., 24 vjeç, banues në Tropojë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H.

Në hyrje- daljet e qytetit, janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

 

 

I plagosuri shtetasi A. H., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e ligjor të kësaj ngjarjeje.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts