Saturday, April 20, 2024
HomePolitikë"Do mbeten duar bosh…" nga Ambasada amerikane Sali Berisha sfidon DASH për...

“Do mbeten duar bosh…” nga Ambasada amerikane Sali Berisha sfidon DASH për non grata

-

 

Shumë pranë Ambasadës amerikane, Sali Berisha sfidoi edhe njëherë Departamentin Amerikan të Shtetit të paraqesë çdo provë që ka kundër tij për të mbështetur vendimin për shpalljen non grata të tij por siguroi se do të mbeten duarbosh si deri më sot.

Sali Berisha: Unë nuk kam refuzuar kurrë asnjë lloj hetimi dhe ftoj DASH, çdo qeveri, çdo individ të paraqesë çdo fakt, dokument, provë që ka kundër Sali Berishës. Por ju siguroj se sikundër deri sot edhe 100 vjet të tjera do të mbeten duarbosh.

Deklaratën e bëri pas votimit në referendumin e thirrur prej për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.

Ai tha se lëvizja politike e udhëhequr prej tij nuk është betejë kundër SHBA por betejë për lirinë dhe votën e lirë në Shqipëri.

Sali Berisha: Nuk është betejë kundër asnjë vendi të lirë dhe aaq më pak SHBA. Është betejë për lirinë, votën e lirë në Shqipëri. Betejë kundër lirisë dhe vendeve të lira bën Lulzim Brava që deklaron se SHBA pranuan për shkak të Sali Berishës plaçkitjen e votës nga Edi Rama. Betejën time personale e kam në gjykatën e Parisit.E drejta më elementare që mund të ndërmerret.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts