Wednesday, May 8, 2024
HomeKronikaIsh-presidenti grek Karolos Papulias, shuhet në moshën 92-vjeçare, ja lidhja personale që...

Ish-presidenti grek Karolos Papulias, shuhet në moshën 92-vjeçare, ja lidhja personale që kishte me popullin shqiptar

-

 

Ish-presidenti grek Karolos Papulias është ndarë sot nga jeta në moshën 92-vjeçare. Në 2007 këshilli i bashkisë së Gjirokastrës i ka akorduar titullin e lartë “Qytetar Nderi” për kontributin që ka dhënë në marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë e Greqisë.

Përpos një lidhje personale me popullin shqiptar, ku siç ka deklaruar vetë se ka pirë qumësht nga një nënë shqiptare në vitet 1923 -1924, Papulias është politikani që kontribuoi i pari për shkrirjen e akujve mes të dy vendeve në prag të përfundimit të luftës së ftohtë.

Si ministër i jashtëm i Greqisë, Papulias ishte nismëtar për rivendosjen e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe hapjen e pikave të para të pikëkalimit kufitar në vitin 1985. I lindur fare afër kufirit shqiptaro-grek, në Voshtinë, Papulias më mirë se kushdo tjetër njihte dhe promovonte trashëgiminë e mrekullueshme të marëdhënieve mes të dy vendeve.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts