Saturday, April 20, 2024
HomeSportLajm i mirë për kuqeblutë, testet Covid-19 OK. Skuadra niset e plotë...

Lajm i mirë për kuqeblutë, testet Covid-19 OK. Skuadra niset e plotë drejt Ulqinit

-

Një lajm i mirë për Vllazninë duhet konsideruar ai që ka të bëjë me testet Covid-19. Themi kështu, sepse mëngjesin e sotëm i gjithë kontigjenti i skuadrës shkodrane i është nënshtruar testeve Covid-19. Për këtë specialistet përkatës të shëndetësisë kanë mbërritur në stadiumin “Loro Boriçi” ku në mjediset e dhomës së mjekut Zyhdi Çoba futbollistëve, trajnerëve dhe të gjithë grupit që ishte në listë për të udhëtuar drejt Ulqinit për zhvillimin e fazës përgatitore u janë marrë analizat përkatëse.

Kjo ka ndodhur në harkun kohor 09.00-09.30 dhe më pas ekipi mjekësor është larguar për të kryer proçedurën zyrtare në laboratorin përkatës. Proçedurë e cila u tha se do të zgjaste për rreth 30-40 minuta për të deklaruar përgjigjet e testit.

Në pritje të përgjigjes së analizave skuadra kuqeblu ka sistemuar bagazhet në autobusin e Vllaznisë, por shqetësimi i tyre kishte të bënte me përgjigjet e laboratorit me frikën nëse do të kishte ndonjë që rezultonte pozitiv. Dhe, për këtë, nëse vertet do të kishte përgjigje të tilla, ato do të duhej që qëndronin në Shkodër, dhe së bashku me to edhe ndonjë pjesëtar i stafit për të vijuar përgatitjet veçmas skuadrës në Shkodër. Prezent, për të përcjellë skuadrën drejt Ulqinit ishte edhe presidenti kuqeblu, Alban Xhaferi, i cili gjatë të gjithë kohës së pritjes së marrjes së përgjigjeve të testit  është parë të komunikojë me futbollistët dhe kryesisht me stafin teknik duke parapërgatitur në një farë mënyre, jo vetëm minifazën përgatitore por edhe pragndeshjen me Tirfanën që luhet me datë 15 janar në kryeqytet.

Përpos prishjes në një farë mënyre të programit të hartuar nga drejtuesit, pasi akomodimi në hotelin ulqinak dhe dreka ishte planifikuar të ishin në orën 12.00, vonesa prej dy orësh në mbërritjen e përgjigjeve Covid-19, ka shtuar akoma më shumë shqetësimin për një gjë të tillë. Por, më së fundmi, ka mbërritur lajmi i mirë që i gjithë kontigjenti kuqeblu ka rezultuar negativ, dhe menjëherë, në orën 11.30 autobusi i Vllaznisë me kontigjentin kuqeblu brenda është nisur drejt Ulqinit, aty ku në orët e pasdites është planifikuar seanca e parë stervitore në ciklin e minifazës përgatitore ulqinake.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts