Wednesday, August 17, 2022
HomePolitikëNisma dixhitale për bankat e nivelit të dytë, Rama: Jo më radhë...

Nisma dixhitale për bankat e nivelit të dytë, Rama: Jo më radhë për shërbimet, pagesat të bëhen si me E-albania

-

Kryeministri Edi Rama foli për nismën dixhitale për bankat e nivelit të dytë.

Ai pohoi në një konferencë për mediat se tashmë ka ardhur koha që qytetarët mos të mbajnë më radhë nëpër sportelet e bankave dhe se ky sektor të transformohet shërbimi bankar.

“Shqipëria merr një vlerësim tejet të ulët për Icomers. Kur vjen puna tek bankat jemi të fundit. Në rajon se në pjesën tjetër po se po. Dhe të jemi shumë realistë. Kjo është një mospërputhje shumë dramatike me aspektin tjetër të gjithë punës së sistemit bankar dhe me vetë qëndrueshmërinë e një sistemi bankar të konsoliduar dhe shumë profesional, Por radhët në dyer e bankave që në saba me njerëz që i orienton një roje aty jashtë nuk janë ngjarje të përditshme të kontinentit ku jetojmë.

Jemi këtu për të thënë që Shqipëria nuk mund të jetë një vend aq të lartë në klasifikimin e përgjithshëm duke lënë pas edhe vende të zhvilluara. Kjo është mrekullia e teknologjisë që i jep mundësinë një vendi në zhvillim të bëjë kapërcime të mëdha. Nga ana tjetër jemi ku thërret qameti në shërbimet online të bankave. Çdo muaj dhe saktësisht në datën 14 shumë sipërmarrje shkojnë në banka për të paguar TVSH. Çdo datë 20 shkojnë në banka për të paguar sigurimet shoqërore të punonjësve. Është një konsum energjie dhe nervash dhe një konsum imazhi për vite e vite të shkuara. Qytetarët po ashtu derë më derë të bankave, jo e ke radhën ti, jo e kam unë. Ndërkohë duke qenë se qytetarët sot kanë gjithë këtë akses të lehtë dhe shpejtësi në marrjen e shërbimit nga E-Albania është normale të ankohen gjithmonë e më shumë për bankat. Nuk ka pse një qytetar që ka një kartë krediti, debiti ose online banking të shkojë të dera e bankës për të paguar për një shërbim publik. Njësoj si me E Albania mund të kryejë pagesën aty dhe kjo t’i konfirmohet në kohë reale. Ky është një transformim që nuk është koha ta diskutojmë por ta bëjmë”, tha kryeministri.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts