Friday, September 30, 2022
HomePolitikëÇuçi pret në takim homologen italiane: Jemi frontalisht të vendosur kundër krimit

Çuçi pret në takim homologen italiane: Jemi frontalisht të vendosur kundër krimit

-

Ministrja e Brendshme e Italisë, Luciana Lamorgese, ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare me rastin e 25 vjetorit të nënshkrimit të Protokollit të Mirëkuptimit Shqipëri-Itali në Fushën e Sigurisë. Ajo u prit nga homologu i saj, Bledi Çuçi. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë thotë se sot 25 vite më pas Shqipëria ka krijuar besim të fortë dhe respekt reciprok te fqinjët, ndryshe nga 25 vite më parë kur eksportonte pasiguri.

Ndryshe nga çerek shekulli më parë kur Shqipëria përjetoi kolapsin e vitit të mbrapshtë 1997 sot kemi arritur të krijojmë besim të fortë dhe respekt reciprok teksa vijojmë të qëndrojmë krah njëri-tjetrit dhe frontalisht të vendosur kundër krimit. E falënderova për mbështetjen maksimale që Italia ka dhënë vazhdimisht për forcat tona të Policisë, si dhe vlerësova bashkëpunimin e ngushtë në drejtim të ngritjes dhe funksionimit të skuadrave të përbashkëta hetimore dhe operacioneve policore prej të cilave kemi pasur rezultate impresionuese. 30 operacione të përbashkëta përgjatë vitit 2021 dhe 9 operacione vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti janë dukshëm një punë shumë domethënëse për një të ardhme të sigurt të qytetarët tanë”, shprehet ministri Çuçi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,508FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts