Wednesday, May 1, 2024
HomePolitikëMeta takon deputetin e Bundestagut: Të merret sa më parë një vendim...

Meta takon deputetin e Bundestagut: Të merret sa më parë një vendim për nisjen e negociatave të anëtarësimit

-

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me deputetin gjerman, Peter Beyer, i cili është njëkohësisht kryeraportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman.
 
Në një mesazh në “Facebook”, shoqëruar me fotografi nga takimi, Kreu i Shtetit Shqiptar thekson se Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur demokracinë e vërtetë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri si element përcaktues në procesin tonë të anëtarësimit në BE.
 
“Kënaqësi të takohesha sot me z.Peter Beyer, deputet dhe njëkohësisht kryeraportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman.
E falenderova për angazhimin e madh dhe të sinqertë që ka patur Grupi Parlamentar i CDU/CSU, si dhe në tërësi Bundestagu gjerman për përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.
Përkushtimi i tyre për të mbështetur demokracinë e vërtetë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri si element përcaktues në procesin tonë të anëtarësimit në BE meriton vlerësim të veçantë, duke i shërbyer plotësisht qëllimit për të arritur transformimin e vendit drejt standardeve europiane.
Theksova gjithashtu rëndësinë që ka marrja e një vendimi sa më parë për nisjen e negociatave të anëtarësimit, me rëndësi strategjike për politikën e zgjerimit dhe për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts