Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëPresidenti Bajram Begaj takohet me ish krerët e shtetit Medianin dhe Moisiun

Presidenti Bajram Begaj takohet me ish krerët e shtetit Medianin dhe Moisiun

-

Presidenti i zgjedhur nga Kuvendi më 4 qershor me 78 vota të deputetëve të Kuvendit është takuar me ish presidentin Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu.

Mësohet se takimi po mbahet tek ish Pallati i Brigadave

Presidenti i ri i vendit pritet të marrë zyrtarisht detyrën më 24 korrik të këtij viti – ditën kur largohet nga zyra presidenti aktual, Ilir Meta.

Begaj, mjek në profesion, mori detyrën si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, në vitin 2020.

Që nga viti 1998 ai ka shërbyer në disa poste administrative ushtarake, si komandant i Komandës së Stërvitjes dhe Doktrinës, shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, kryeinspektor, dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts