Friday, April 26, 2024
HomePolitikëBE do të ndërtojë 123 km autostradë në Ballkan për 1.2 mld...

BE do të ndërtojë 123 km autostradë në Ballkan për 1.2 mld euro. Shqipëria me PPP, 1.3 mld euro për 20 km

-

Bashkimi Europian nëpërmjet WBIF (një platformë e përbashkët financiare e Komisionit Europian, organizatave financiare, shteteve anëtare të BE-së, që synon investimet e sektorëve publikë dhe privatë në rajonin e Ballkanit) ka publikuar së fundmi një listë projektesh prioritare që janë miratuar për financim në Ballkan, ndër të cilat 6 projekte autostradash të përqendruara kryesisht në segmentet e Autostradës së Mesdheut (adriatiko-joniane) ku përfshihet edhe Shqipëria dhe një projekt tjetër që ka të bëjë me vijimësinë  e rrugës së Kombit nga Prishtina në Merdarë (Serbi) e pagëzuar si Autostrada e Paqes, (shiko tabelen bashkengjitur).

Gjatësia e autostradave që do të financohen nga BE në Ballkan është gjithsej 123 kilometër, ndërsa kosto totale e ndërtimit është 1,2 miliardë euro ose rreth 10 mln euro për kilometër.  Një nga këto segmente është në Shqipëri pjesë e “Autostradës Adriatiko Joniane”.

Bëhet fjalë për by-passin e Tiranës i cili ka një gjatësi 21.5 kilometër dhe do financohet me 190.6 milionë euro ose mesatarisht 8.9 milionë euro për kilometër.

Sakaq qeveria shqiptare mori përsipër të riaktivizojë koncesionin Milot -Kashar me gjatësi 20 kilometra me një vlerë totale që parashikon edhe mirëmbajtjen 35 vite me rreth 1.3 miliardë euro. Kontrata ndërmjet qeverisë dhe kocensionarit “ Gener 2 sh.p.k dhe G2 infra sh.p.k”, nuk e ka ndarë koston e punimeve nga kostoja e mirëmbajtjes.

Financimi do të kryhet nga kompania ndërsa duket se shlyerja do të bëhet nga taksat që do të paguajnë përdoruesit e rrugës.

 

Por në vitin 2019 ku kontrata e parë konsensionare ishte në fuqi ministria e Financave në tabelat e buxhetit të shtetit e kontabilizoi ndërtimin e këtij segmenti me 45 miliardë lekë ose 372 milionë euro ose 18.6 milionë euro për kilometër.

Ndërsa një projekt i ngjashëm nga Prishtina në Merdarë do të kushtojë vetëm 7 milionë euro me fondet e BE. Studimi i fisibilitetit për Autostradën Adriatiko- Joniane që u porosit nga qeveria shqiptare nxori një kosto 160 milionë euro për ndërtimin e segmentit Thumanë -Kashar.

Kontrata koncensionare, Thumanë -Kashar siguron ndërtimin dhe mirëmbajtjen e  20 kilometrave në 36 vitet në vijim me vlerë 1,3 miliardë euro.

Sakaq qeveria shqiptare për mirëmbajtjen e akseve kombëtare të rrugëve harxhon një shumë prej rreth  1.5-2.5 mld lekë (12-20 mln euro)në vit. Psh Gjatë vitit 2019, buxheti i ARRSH-së për mirëmbajtjen ekzekutoi 20.6 milionë euro, për afro 2.200 km rrugë.

Sikur i gjithë ky fond të përdorej për mirëmbajtjen e vetëm 20 kilometrat e Thumanë Kashar, do të duhej një fond rreth 600 milionë euro për 35 vitet e kontratës. Vlera e lartë e ndërtimit dhe mirëmbajtjes do të përkthehet si një vlerë e lartë pagesë në tarifat e kalimit të rrugës, që do të vendosen në aks.

Kosto e një km rrugë për kontratën koncensionare, Thumanë -Kashar, përfshirë dhe mirëmbajtjen, do tu kushtojë qytetarëve shqiptarë 60 milionë euro për një km. Ndërkohë, qeveria njoftoi dje se një urë me vlerë 9 milionë euro,, e gjatë 310 metra do të shkurtojë distancën mes Vleipojës dhe Ulqinit!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts