Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikë“Në protestë do të jem si qytetar”, Berisha: Dënoj papërgjegjshmërinë e Ramës...

“Në protestë do të jem si qytetar”, Berisha: Dënoj papërgjegjshmërinë e Ramës dhe ministrave të tij vampirë

-

 

“Rama në vend të shkarkojë me urgjencë ministrin Çuçi u vërsulet gazetarëve”, kështu u shpreh kreu i PD Sali Berisha, ndërsa zhvilloi këtë të enjte një vizitë ngushëllimi në familjen e vogëlushes 7-vjeçare që humbi jetën tragjikisht në plazhin e Potamit në Himarës.

Berisha gjithashtu u shpreh se do të jetë i pranishëm si qytetar, duke shtuar se protesta është e qytetarëve.

“Ky xhelat skafist nuk bëri gjë tjetër veçse imitoi ministrin e tij me skaf. Edi Rama flet në mënyrën më të përçartë, vampirë mediatikë dhe politikë, nuk ka njeri që nuk tronditet deri në palcë ndaj këtij krimi horror por po të hyjmë në fushën e vampirëve, vampir është xhelati që vrau fëmijën në vendin më të sigurt, bashkë me të atin ishte ajo aty. Vampirë janë ata që vranë te dera e shtëpisë Klodian Rashën, ajo që e bën dhe më të rëndë këtë dramë se kryeministri i vendit në vend se të shkarkojë me urgjencë ministrin e familjes Çuçi, u vërsulet gazetarëve, politikanëve dhe i krahason ata me vampirë politikë, pra tregon se mban anën e vampirëve të vërtetë. Unë shfrytëzoj rastin të shpreh dhe një herë ngushëllimet më të ndjera kësaj familje fisnike dhe të dënoj me forcën më të madhe këtë akt barbar, të dënoj qëndrimin e papërgjegjshëm të Edi Ramës, ministrave të tij që konstatojnë apo shohin vampirë tek ata që ngrenë zërin për të dënuar një krim horror që do të trondiste çdo vend në botë me horribilitetin e tij. Patjetër do jem në protestë, si qytetar, protesta është e qytetarëve, unë PD dhe demokratët do jenë në protestë si qytetarë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts