Saturday, April 27, 2024
HomeKronikaPo vadiste bimët narkotike, vihet në pranga 53 vjeçari në Lezhë

Po vadiste bimët narkotike, vihet në pranga 53 vjeçari në Lezhë

-

Një 53 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi është kapur në flagrancë teksa po vadiste bimë të dyshuara narkotike.
Kapja e 53-vjeçarit me inicialet B. P, banues në fshatin Ungrej, u bë falë operacionit policor “Gjobardhaj”.

Janë asgjësuar me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike.

“Si rezultat i një pune hetimore disamujore u finalizua operacioni policor i koduar “Gjobardhaj”, si rezultat i të cilit u bë e mundur goditja e rastit të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gjobardhaj, identifikimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale të 53-vjeçarit me inicialet B. P”, njofton policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts