Tuesday, April 16, 2024
HomeKronikaOperacioni shqiptaro-italian, kapet 1 ton marijuanë

Operacioni shqiptaro-italian, kapet 1 ton marijuanë

-

Policia njoftoi sot se falë një operacioni të përbashkët me autoritetet italiane është bërë i mundur sekuestrimi i afro 1 tonelate marijuanë. Tre shqiptarë që drejtonin tre skafe me të cilët trasnportuan drogën në det, janë arrestuar në Shqipëri, ndërsa në Itali, në gjirin e Santa Maria di Leuca, në bregdetin e Lecce-s, është bllokuar një anije me vela, e drejtuar nga dy ukrainas Bychkovi Serhii, 43 vjeç dhe Senkevych Serhii, 62 vjeç. Në brendësi të mjetit lundrues është gjetur dhe sasia e madhe e drogës e ndarë në 153 pako.

Gjithshka ka nisur kur një helikopter i Guardia di Finanza-s italiane, i cili po kryente fluturime kontrolli për llogari të Frontex-it, Agjencisë europiane të rojeve kufitare e bregdetare, ka dalluar në thellësi të ujërave të detit Jon, disa mjete të vogla lundrimi të cilat po shkarkonin disa pako, në një mjet me vela. Në këtë moment janë sinjalizuar autoritetet shqiptare dhe italiane, të cilat kanë nisur një operacion të bashkërenduar, ku siç u njoftua, u angazhuan 250 forca nga toka, ajri dhe deti.

Nga policia e Vlorës u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, i Arbër Saraselit, 31 vjeç, Saverjo Imerajt, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezit, 19 vjeç. Ata u kapën ndërsa me tre skafet e tyre po ktheheshin në brigjet shqiptare. Në kërkim është shpallur dhe një i katërt, Gregor Likaj, 33 vjeç, ndërsa jane sekuestruar dhe tre mjetet lundruese.

Anija me vela ku ishte ngarkuar droga, u bllokua nga Guardia di Finanza, e Gallipolit, ndërsa po lundronte në brendësi të ujërave territoriale italiane.

Sasia e madhe e marijuanës së bllokuar, dëshmon për një riaktivizim të përpjekjeve për trafikimin e marijuanës ngë Shqipëria përmes detit. Disa javë më parë një gomone e shpejtë, e cila dyshohej se ishte e ngarkuar me lëndë narkotike, i shpëtoi ndjekies në det, dhe u gjet një ditë më pas e djegur në breg.

Gjatë vitit të shkuar sipas autoriteteve italiane nuk ishte rregjistruar asnjë rast i trafikut të marijuanës nga Shqipëria, ndërkohë që fluturimet e përvitshme të Guardia di Finanza-s mbi territorin shqiptar, nxorrën në pah një rrije të sipërfaqeve të kultivuara./VOA/

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts