Wednesday, April 24, 2024
HomeKronika1 ton marijuanë = 10 milionë euro, GF zbulon fitimin që do...

1 ton marijuanë = 10 milionë euro, GF zbulon fitimin që do sillte droga nga Shqipëria nëse do të hidhej në treg

-

Një operacion ndërkombëtar ditën e djeshme çoi në kapjen e 992 kg marijuanë dhe arrestimin e tre skafistëve vlonjatë, dy skafistëve ukrainas dhe një tjetër i shpallur në kërkim.

Sipas Guardia de Finanza droga e sekuestruar dhe e konfeksionuar në 153 thasë do t’i sillte grupit kriminal një fitim prej 10 milionë euro.

Nga ky operacion u seksuestruan 3 skafet me të cilat dyshohet se lënda narkotike është transportuar deri në thellësi të detit Jon ku është dorëzuar në anijen velierë në ujerat Santa Maria di Leuca ne Lecce.

Sot në orën 09:30 në Selinë e Guardia di Finanza të Leces do të mbahet një konferencë për shtyp mbi operacionin e djeshëm ndërkohë policia e Vlorës njoftoi dje se në Vlorë ishin arrestuar: Arbër Saraseli  31 vjeç,  Saverjo Imeraj 21 vjeç,Qemal Pekmezi 19 vjeç, të tre banues në këtë qytet Vlorë. Në kërkim është shpallur Gregor Likaj 33 vjeç po banues në Vlorë.
Ndërkohë skafistët ukrainas të arrestuar ishin Bychkovi Serhii, 43 vjec dhe Senkevych Serhii, 62 vjec.

Detaje të tjera do të zbardhen në konferencën e shtypit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts