Saturday, April 20, 2024
HomePolitikë“Efekte rrënuese për ekonominë dhe turizmin nga çmimi marramendës i karburantit”, Partia...

“Efekte rrënuese për ekonominë dhe turizmin nga çmimi marramendës i karburantit”, Partia e Lirisë: Shteti garant që 50% e naftës të hyjë kontrabandë

-

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi deklaron se rënia e konsumit të karburanteve është një nga efektet rrënuese për ekonominë dhe turizmin nga çmimi marramendës i naftës.

Duke iu referuar të dhënave nga Doganat për muajin korrik, që tregojnë se konsumi i karburanteve vijoi tkurrjen edhe në korrik, ndërsa të dhënat e ditëve të para të muajit gusht tregojnë se tendenca rënëse është thelluar, Blushi shkruan se nëse Artistit nuk i pëlqejnë të dhënat e Doganave, atëherë duhet të pranojë se kontrabanda e naftës, që e garanton shteti dhe prej së cilës ai është përfituesi kryesor, është në nivelin 50%.

POSTIMI I PLOTË
Efektet rrënuese për ekonominë dhe turizmin nga çmimi marramendës i naftës
🛢📉
Konsumi i karburanteve, sipas të dhënave nga vetë Doganat, është tkurrur ndjeshëm në muajin korrik, duke zbritur në nivelin e vitit 2020, kur vendi vuante nga kufizimet për shkak të pandemisë.

Këto janë pasojat e makutërisë së kryeoligarkut të naftës Edi Rama, me çmimet qiellore të karburantit, që vetë i kontrollon dhe po vetë i vendos, me Bordin e vjedhjes së qytetarëve.
Nëse Artistit që vjedh çdo ditë me çmimin e karburanteve nuk i pëlqejnë të dhënat e Doganave, atëherë duhet të pranojë se kontrabanda e naftës, që e garanton shteti dhe prej së cilës ai është përfituesi kryesor, është në nivelin 50%.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts