Tuesday, April 23, 2024
HomeArsimMinistrja Kushi publikon afatet e fazës së dytë të regjistrimeve në klasat...

Ministrja Kushi publikon afatet e fazës së dytë të regjistrimeve në klasat e para dhe të dhjeta

-

 

###

Nesër nis afati i dytë i regjistrimeve në klasat e para dhe të dhjeta. Njoftimin e bëri Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një publikimi në rrjete sociale.

“Dëshiroj të informoj të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre në klasat e para dhe të dhjeta, se nesër nis faza e dytë e regjistrimit në portalin e-Albania dhe do të zgjasë nga data 15 deri 25 gusht” – shkruan znj. Kushi.

Krahas kësaj, ministrja thekson se regjistrimet do të bëhet vetëm nga platforma digjitale e-Albania, ndërkohë që për prindërit që kanë nevojë për mbështeshtje, shkollat do të kenë stafe të dedikuara ndihmëse.

“Ju lutem kini në vëmendje se regjistrimet për vitin shkollor 2022 – 2023 do të jenë vetëm online, por të gjithë prindërit që kanë nevojë do të kenë mundësinë të mbështeten apo ndihmohen nga stafe të dedikuara në çdo shkollë. Asnjë nxënës nuk do të mbesë pa u regjistruar”, – shprehet ministrja.

###

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts