Friday, April 26, 2024
HomePolitikëBerisha: Nis vala e protestave të fuqishme nga fronti opozitar

Berisha: Nis vala e protestave të fuqishme nga fronti opozitar

-

Nga jashtë sallës së Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se këtë shtator do të nisin protestat e fuqishme, ku edhe nënvizoi se do të ketë një mbledhje të frontit kombëtar opozitar, siç edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri të ditur më herët

”Edi Rama thirri parlamentin në ditën e nderimit të Shën Terezës, ditë e cila inspiron më shumë se çdo gjë tjetër, mëshirë, dhembshuri dhe ndjeshmëri ndaj atyre që janë në vuajtje dhe nevojë. Unë mund të ju them se sot kjo seancë, të thuash që ishte pagane, i turpëron paganët. Në një listë të gjatë ligjesh dhe vendimesh, nuk kishte absolutisht asnjë rresh të vetëm, nen apo vendim të vetëm për qytetarin shqiptar.

Ky Parlament është i denjë për krimin, nuk ekziston asnjë interes më minimal për të mbështetur qytetarët, por janë këtu për t’i vjedhur. Parlamenti është kujdesur në maksimum që krimi të triumfojë në ekonominë shqiptare.

Ligji për amnistinë fiskale për të cilin flet me të madhe Edi Rama, ligji për dhunimin e mediave ishte në rend dite, ligji për drogën, për kanabisin gjithashtu. ka një kujdes të veçantë që gjithçka të sanksionohet me ligj, krimi ka kapur shqiptarët e ekonominë e këtij vendi. Shqiptarët do t’i japin përgjigjen e merituar këtij vendi me protesta të fuqishme”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts