Friday, March 29, 2024
HomePolitikë“Kuvendi, kujdes të veçantë që të sanksionohet me ligj ekonomia e krimit”/Berisha...

“Kuvendi, kujdes të veçantë që të sanksionohet me ligj ekonomia e krimit”/Berisha flet për protestat: Shqiptarët do i japin përgjigjen e merituar

-

Kreu i PD-së Sali Berisha ka akuzuar Parlamentin e Shqipërisë se është shndërruar në një problem madhor për vendin.

Duke iu referuar programit dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit, Berisha tha se po tregohet kujdes i veçantë që të sanksionohet me ligj ekonomia e krimit.

Sipas tij, shqiptarët do i japin përgjigjen e merituar.

“Dënoj me përçmim të madh këtë akt, këtë seancë parlamenti, këtë program dhe kalendar të parlamentit të denjë vetëm për protektoratet e krimit. Ju rikujtoj se jo vetëm për qytetarët nuk ekziston as edhe një interes më minimal për t’i mbështetur ata, përkundrazi për t’i vjedhur se dhe ato para nga rritja e çmimeve i kalojnë klientelës së qeverisë, por parlamenti është kujdesur në maksimum për triumfin e krimit në ekonominë shqiptare. Ligji për amnistinë fiskale për të cilin flet me të madhe Edi Rama dhe që do ta kalojë, ligji për dhunimin e mediave ishte në rend dite, paketa e mediave, ligji për drogën, për kanabisin, pra ka një kujdesje të veçantë që të sanksionohet me ligj të veçantë ekonomia e krimit në Shqipëri, apo krimi të kapë ekonominë shqiptare. Shqiptarët do arrijnë t’i japin përgjigjen e merituar kësaj maxhorance në tërësi, parlamentit dhe qeverisë në këtë stinë e cila lajmëron më shumë se çdo gjë tjetër, protesta të fuqishme popullore”, tha Berisha.

Lidhur me protestat, ai foli dhe për koordinimin me Partinë e Lirisë.
“Koordinimet do bëhen. Ka një front opozitar, i cili do mblidhet dhe do të miratojë një axhendë e cila ka si synim një protestë të qëndrueshme popullore në mbrojtje të interesave të qytetarëve”, deklaroi Berisha.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts