Kuvendi ka çelur sot (5 shtator 2022) sesionin e ri parlamentar.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla foli rreth prioriteteve që do të ketë sesioni i ri parlementar.
Gjatë fjalës së saj Nikolla tha se në procesin e integrimit Europian vendi do të jetë në një dinamikë të re.
Sakaq ajo u shpreh se sesioni i ri paralamentar do të jetë sesion i reformave të rëndësishme të Reformës Zgjedhore dhe Reformës Administrative Territoriale.
Lindita Nikolla: Në procesin e integrimit Europian vendi do të jetë në një dinamikë të re. Detyrat e kuvendit do të jenë. Përafrimi i legjislacionit me legjislacionin e BE. Do të na duhet të përafrojmë në një strukturë të shkurtër kohore legjislacionin shqiptar me të BE-së. Numri i ligjeve ,e përafrim do të rritet. Bashkëpunimi me shoqerinë civile dhe aktorët e tjerë. Fuqizimi i diplomacisë parlamentare dhe intensifikim i bashkëpunimit me parlamentin Europian dhe vendet e tjera të BE. Kuvendi do të ndalet gjatë këtij sesioni për mjaft çështje të integrimit. Sesioni i ri paralamentar do të jetë sesion i reformave të rëndësishme të Reformës Zgjedhore dhe Reformës Administrative Territoriale.
“Ndjeshmëria publike mbi pastrimin e figurave politike është konkretizuar në një kuvend në formën e projektakteve ligjore. 5 shërbimeve të Kuvendit i është shtuar një shërbim i ri Instituti Parlamentar.”, shtoi Nikolla.