Friday, April 19, 2024
HomePolitikëProjektligji për indeksimin e pagës, Monika Kryemadhi: Është koha që paratë e...

Projektligji për indeksimin e pagës, Monika Kryemadhi: Është koha që paratë e shqiptarëve të mos i hanë inceneratorët dhe koncesionet!

-

 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka sjellë në vëmendje projektligjin e dorëzuar në Kuvend nga deputetët e Partisë së Lirisë, për indeksimin e pagave.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shtoi se ka ardhur koha që paratë e shqiptarëve të mos i hanë inceneratorët dhe koncesionet!

Postimi i plotë:
Gjatë 10 vjeçarit të qeverisë Rama çmimet janë rritur, ndërsa pagat kanë mbetur në vend.

Sot të gjithë shqiptarët e ndjejnë barrën e madhe të përballjes me koston e jetesës që rritet çdo ditë.

Ndaj, si deputetë të Partisë së Lirisë kemi depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin “PËR INDEKSIMIN E PAGËS SË PUNOJËSVE DHE NËPUNËSVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”.

 

 

Niveli skandaloz i pagave në shkallë vendi, të cilat nuk janë indeksuar as për të kompensuar nivelin e inflacionit, i bën punëtorët e Shqipërisë më pak të motivuar për të punuar dhe i shtyn drejt emigracionit.

Refuzimi i indeksimit të pagave nga ana tjetër, thellon varfërinë në vend dhe shton problemet e rënda sociale dhe ekonomike që po përballet vendi.

Është koha që paratë e shqiptarëve të mos i hanë inceneratorët dhe koncesionet!

Partia e Lirisë e demonstroi sot vullnetin e saj për ta garantuar me ligj, duke realizuar çdo vit indeksimin e pagave të shqiptarëve, e së shpejti do të shohim vullnetin e parlamentarëve të tjerë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts