Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikëIlir Meta: Nuk do të ndalemi!

Ilir Meta: Nuk do të ndalemi!

-

Kryetari i PL, Ilir Meta, vërejti sot nëpërmjet statistikave se mungesa e punës dhe e mundësive për të ndërtuar jetën në Shqipëri, po i largon të rinjtë nga Shqipëria. Ndaj, ai theksoi se shpopullimin e ka kthyer në një mision mbarëkombëtar dhe nuk do të ndalet në asnjë moment për të rikthyer shpresën në vend.

“Shqipëria është vendi me papunësinë më të lartë të të rinjve në Europë, – shënoi Meta në Fb. – Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, 79% e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë largohen nga vendi për shkak të pagave të ulëta.

Tirana është ndër tre kryeqytetet me çmimet më të larta në Europë për blerjen e apartamenteve, duke penalizuar më së shumti çiftet e reja dhe duke ua bërë të pamundur të rinjve ndërtimin e familjes dhe të ardhmes së tyre në Shqipëri.

Ndërsa Qeveria është kthyer në asfiksuese e së ardhmes së të rinjve, rikthimi i shpresës dhe mbrojtja e familjes dhe vendit nga shpopullimi është kthyer në një mision mbarëkombëtar, për të cilin nuk do të ndalemi në asnjë moment.”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts