Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëBerisha: Rama ka shndërruar qeverinë në një makineri të tmerrshme mashtrimi

Berisha: Rama ka shndërruar qeverinë në një makineri të tmerrshme mashtrimi

-

 

Ish-kryeministri Sali Berisha në një bashkëbisedim me banorë të zonës së Ersekës ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka shndërruar qeverinë në një makineri të tmerrshme të vjedhjes së qytetarëve.

“A pyet sot kjo qeveri, jo për demokratët se ata i konsideron armiq e nuk i pyet fare, por për socialistët e ndershëm. Ua thashë dhe në parlament, e jam gati të shkoj në çdo organizatë të tyre dhe të ulem e të diskutoj meta, se këto që bën ky janë shumëzim me zero të qytetarëve shqiptarë, u shkatërron fermat, kalben prodhimet e ky thotë bujqsia po lulëzon.

Ka shndërruar qeverinë në një makineri të tmerrshme mashtrimi.

Bazojnë gjithcka në mashtrim dhe vjedhje, makineri e tmerreshme vjedhje e qytetarëve.

Me bordet që ka vendosur ka vjedhur nga xhepat e qytetarëve, përmes rritjes së tvsh, 400 e ca milionë euro. Nafta është 80 euro për fuci sot në treg, më e lirë se sa ishte në fillim të luftës, këtu vijon mbi 2 mijë e ca. Të tjerët thonë që ky është aksioner, por 250 mijë tonë naftë futën kotrabandë”, u shpreh Berisha.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts