Sunday, March 23, 2025
HomePolitikë21 vite nga sulmi terrorist/ Meta: Shqipëria dhe SHBA, bashkë në mbrojtje...

21 vite nga sulmi terrorist/ Meta: Shqipëria dhe SHBA, bashkë në mbrojtje të vlerave të lirisë

-

Ishte 11 shtatori i vitit 2001, kur u kryen sulmet terroruste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se sot nderohet kujtimi i paharruar i jetëve të pafajshme të humbura. Po ashtu në mesazhin e tij, Meta thekson se “Shqipëria dhe SHBA, gjithmonë bashkë në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës, aleancës strategjike dhe miqësisë së shkëlqyer mes kombeve tona”.

Postimi i plotë

Nderojmë sot kujtimin e paharruar të jetëve të pafajshme të humbura në sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe solidarizohemi me familjet e tyre dhe të gjithë popullin amerikan!

Shqipëria dhe SHBA, gjithmonë bashkë në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës, aleancës strategjike dhe miqësisë së shkëlqyer mes kombeve tona.

Krah për krah, si anëtare të NATO-s, në çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm dhe çdo kërcënimi, që rrezikon paqen dhe stabilitetin në botë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts