Saturday, April 27, 2024
HomePolitikëLobimi rus/ Revista amerikane: Dosja e Bashës u mbyll në rrethana të...

Lobimi rus/ Revista amerikane: Dosja e Bashës u mbyll në rrethana të errëta

-

Revista amerikane, ‘Mother Jones’ e cila pati raportuar e para në vitin 2018 për çështjen e lobimit rus, i është rikthyer asaj pas publikimit të një raporti të shërbimeve sekrete amerikane.

Në këtë raport thuhet se Lulzim Basha mori 500 mijë dollarë me origjinë ruse.

Inteligjenca amerikane thekson se Rusia ka shpenzuar të paktën 300 milionë dollarë për të ndikuar në vende të ndryshme, përfshi këtu edhe Shqipërinë. Sipas revistës, pagesa është bërë nga kompania Biniatta Trade, me lidhje me rusët.

Por ajo që bie në sy është se revista shkruan se dosja e Lulzim Bashës u hetua në Shqipëri, por u pezullua në rrethana të dyshimta.

“Partia e Bashës, Partia Demokratike e Shqipërisë ose PDSH, punësoi një lobist- një ish-ndihmës të Ted Cruz, të quajtur Nick Muzin- për ta ndihmuar atë në kontaktet me Trump dhe republikanët në Uashington. Muzin organizoi takimet e Bashës me disa ligjvënës republikanë, një intervistë për Breitbart dhe hyrjen në një takim për mbledhje fondesh në vitin 2017, ku Basha bëri një foto me Trump, të cilën ai e shpërndau shpejt në Shqipëri si dëshmi e aksesit të tij me presidentin amerikan.

Në të njëjtën kohë, Muzin mori një pagesë prej 500 mijë dollarësh lidhur me lobimin e tij shqiptar. Origjina e atyre parave ishte e errët dhe e diskutueshme. Muzin dhe Basha dhanë shpjegime të ndryshme, por provat sugjeruan se paratë erdhën nga Biniatta Trade LP, një kompani guaskë e regjistruar në Skoci nga dy kompani të tjera guaskë, të cilat ishin me bazë në Belize”.

“Raporti i Mother Jones tërhoqi vëmendjen në Shqipëri. Kritikët e akuzuan Bashën se po punon për rusët. Në vitin 2019, prokurorët shqiptarë e akuzuan atë për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh në lidhje me këtë çështje. Çështja më vonë u pezullua në rrethana të errëta.

Basha mohoi të kishte pranuar para ruse. Dhe partia e tij këmbënguli se i kishte paguar Muzin vetëm 25 mijë dollarë, duke mos ofruar asnjë shpjegim se pse dikush tjetër do t’i paguante një lobisti amerikan qindra-mijëra dollarë për të ndihmuar PDSH-në. Përmes një zëdhënësi, Muzin tha në atë kohë se ai besonte se Biniatta Trade ishte një kompani private në pronësi të mbshtetësve të PDSH-së”, shkruan revista.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts