Saturday, March 15, 2025
HomePolitikëSulmi kibernetik/ Meta: Rama cënoi sigurinë kombëtare

Sulmi kibernetik/ Meta: Rama cënoi sigurinë kombëtare

-

Kryetari i partisë së Lirisë Ilir Meta i kërkon prokurorisë me urgjencë  “të bëjë një hetim të thelluar për evidentimin e përgjegjësisë në lidhje me menaxhimin e sigurisë së të dhënave, vepirmeve e mos veprimve të qeverisë që kanë sjellë këtë situatë të papranuar dhe shumë të rëndë. Pasi cënimi i sigurisë kombëtare ka ndodhur në vazhdimësi dhe për gjatë gjithë kësaj kohe Edi Rama ka mashtruar dhe vazhdon të mashtrojë lidhur me dimensioned e pasojat e vërteta të këtij sulmi”

Në një konferencë për median, sot Meta tha edhe si president e kishte paralajmëruar Ramën për të marrë masa por situata është kjo.

“Si president kam përmbushur të gjitha detyrimet e mija për të paralajmëruar qeverinë dhe të gjithë institucionet përpara se të niste agresioni i Rusisë. Sidomos marrjen e masave për mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Nëse prokuroria do të kishte lëvizur në drejtimin e duhur në atë kohë nuk do të ishim këtu sot. Këta njerëz nën pushtetin e Edi Ramës bëjnë çdo gjë, shkelin ligje e trafikojnë të dhënat e qytetarëve sepse ndihen të mbrojtur nga Rama i cili ka dhënë garanci se ka kapur për fyti dhe prokurorinë”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts