Monday, February 6, 2023
HomePolitikëVokshi: Koha të mos strukemi nga frika. Gratë dhe vajzat në qeverisjen...

Vokshi: Koha të mos strukemi nga frika. Gratë dhe vajzat në qeverisjen e Ramës janë numra për show

-

Kryetarja e Lidhjes Demokrate të Gruas, deputetja e PD-së Albana Vokshi deklaroi sot se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të madh, e ky ndryshim mund të ndodhë, vetëm nëse energjitë do të përqendrohen për fuqizimin e gruas.

Në konferencat e organizuara “Gratë kandidate dhe fituese”  dhe “Skuadra fituese e një fushate të suksesshme” për drejtues lokalë të qytetit të Tiranës, Vokshi tha se gratë dhe vajzat në qeverisjen e Edi Ramës  janë numra për show propagande dhe jo gra me pushtet real që prodhojnë modele sigurie dhe zhvillimi për shumë gra dhe vajza të tjera.

FJALA E PLOTË

“Ky aktivitet organizohet në kuadër të një serie aktivitetesh në bashkëpunim më Fondacionin JHS, në të cilët janë trajnuar e kanë marrë pjesë rreth 300 zonja, një pjesë sot në Kuvend e në forumet drejtuese të PD. Bashkëpunim i vyer për rritjen e kapaciteteve të strukturave të LDGSH.
Këto aktivitete tashmë janë bërë të zakonshme në çdo muaj tetor, muajin ndërkombëtar të sensibilizimit për kancerin e gjirit, edhe si një thirrje më shumë sensibilizuese për gratë e vajzat që në mungesë totale të qeverisë të kujdesen vetë për shëndetin e tyre, një thirrje të bëjnë testet e mamografitë. Sepse është shumë më e rëndësishme të parandalosh kur kura mungon. Është e rëndësishme të parandalosh kur shteti mungon!! Kontrolli shpëton jetë!
Mos u lodhni të përcillni këtë mesazh çdo zonjë që takoni, çdo zonje komshie apo të afërme.

 

 

Si kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, gjej rastin të shpreh mirënjohjen për angazhimin e secilës prej jush, pranë partisë demokratike.

Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të madh, e ky ndryshim mund të ndodhë, vetëm nëse energjitë do të përqendrohen për fuqizimin e gruas. Në këtë sallë kemi zonja nga pothuajse të gjitha qarqet e vendit, një ndërthurje fantastike e kontributeve të zonjave me histori të gjatë anëtarësimi në PD ashtu edhe zonjushave që kanë aderuar së fundmi në të. Nuk ka gjë më të bukur se sjellja në një sallë të eksperiencave, historive, përjetimeve tuaja nga të cilat jam e sigurt që në fund të këtij aktiviteti do të kemi mësuar shumë.

Jemi në vitin 2022 dhe gruaja shqiptare jeton në përpjekje të ethshme për mbijetesë. Çdo ditë shqiptarët shohin, që Rama kërkon të gjunjëzojë shqiptarët përmes varfërisë. E peshën më të madhe të vuajtjes në familje e përjetojnë gratë.

Sa nëna  njihni që janë përjashtuar nga ndihma ekonomike, sa gra apo vajza janë flakur në rrugë për tu zëvendësuar nga militantë të Partisë-shtet. Sa nëna dhimbshëm, mes lotësh, janë detyruar të përcjellin fëmijët e tyre në emigracion, e mbase për të mos i parë më. Ikin çdo ditë…ikin të rinjtë. Ikin mjekët, infermierët, inxhinierët, ikin specialistët. . .
Ndaj duhet të bëjmë çdo gjë për të rikthyer shpresën! Besimin që ky vend bëhet!
Ndaj është koha të mos strukemi nga frika,
Ndaj është koha të ngrihemi dhe të mbrojmë familjen,
Është koha të mbrojmë fëmijët
Paradoksalisht jetojmë në realitetin e absurdit të propagandës dhe manipulimit nga kryeministri me figurën e gruas në politikë. Kemi më shumë se vendet e tjera të rajonit gra në qeveri, parlament, shërbime publike, por kemi shumë më tepër gra dhe vajza në kufijtë e mjerimit ekonomik, vajza të papuna, studente të paintegruara në tregun e punës, gra e vajza viktima të trafikimit apo viktima të dhunës.

Ky paradoks ka 1 arsye! Sepse gratë dhe vajzat në qeverisjen e Edi Ramës  janë numra për show propagande dhe jo gra me pushtet real që prodhojnë modele sigurie dhe zhvillimi për shumë gra dhe vajza të tjera.

Të nderuara zonja pjesëmarrëse,
Sot jemi në këtë konferencë që tenton të rrisë kapacitetet tuaja për të kandiduar apo për të qenë pjesë e ekipeve të kandidatëve. E dimë që fushatat në Shqipëri janë të vështira.
Çdo ditë jemi hasur me histori presioni për bukën e gojës, mbajtjen e vendit të punës, dhënies së certifikatës se harruar prej vitesh të pronësisë, mbylljen e bizneseve,etj. Unë sot përulem para cdo gruaje që I ka rezistuar kësaj dhunë dhe presioni, sepse për to liria, vota janë shpresë, janë e ardhmja, janë ndryshimi!!Në një vend ku prej vitesh nuk mbahen zgjedhjet të lira e demokratike, të drejtat e njeriut e aq më pak të grave, janë pothuajse inekzistente.

Ndaj edhe ky aktivitet, edhe ky bashkim energjish, dhe eksperiencash jam e sigurt që do të na angazhojë edhe më shumë për të luftuar për më shumë të drejta për më shumë hapësira reale për gratë! Sot PD është në mision. Kryetari Berisha u thirr nga shqiptarët përsëri në mision. Duhet të rikthejmë shpresën duhet të rikthejmë liritë e humbura!!

Kam bindjen që forca jonë qëndron më së pari tek gratë dhe vajzat, ndaj duhet t’u japim vendin që meritojnë, të sigurojmë që zëri i tyre të dëgjohet. Kjo do të na bëjë më të fortë dhe do të na çojë drejt ndryshimit!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,699FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts