Saturday, April 20, 2024
HomesocialePedagogët nuk dorëzohen, protestë të hënën. Bashkohen dhe studentët

Pedagogët nuk dorëzohen, protestë të hënën. Bashkohen dhe studentët

-

Pedagogët kanë lajmëruar se të hënën do të ketë sërish protestë kombëtare, duke theksuar se do të ketë bojkot deri në plotësimin e kërkesave.

Protesta është lajmëruar të nisë në orën 11:00 para Korpusit universitar në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Sot është dita e pestë e protestës së pedagogëve, të cilët kanë bojkotuar mësimin që në ditën e parë të nisjes së vitit akademik.

Që prej më shumë se një muaji Sindikata e Universiteteve përsëriti kërkesat për të kthyer dinjitetin e pedagogëve me dyfishimin e pagave dhe investimin në kërkimin shkencor edhe kushtet infrastrukturore.

Një ditë më parë u mbajt protesta e parë kombëtare nga pedagogët. Në mbështetje të lëvizjes së profesoratit ishin edhe studentët, të cilët shprehën gatishmërinë për të sakrifikuar mësimin në këmbim të cilësisë së diplomës.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts