Friday, April 19, 2024
HomeShendetesiMënyrat e duhura për të marrë hekurin e nevojshëm në mëngjes

Mënyrat e duhura për të marrë hekurin e nevojshëm në mëngjes

-

 

Mungesa e hekurit në organizëm mund të jetë për shkaqe të ndryshme, ku përfshihet keq ushqyerja, sëmundjet kronike, mosha dhe gjinia.

Trupi e përdor hekurin për të prodhuar hemoglobinë, e cila transferon oksigjenin në të gjithë trupin. Mungesa e hekurit nënkupton më pak oksigjen në organizëm dhe fillimin e anemisë.

Pavarësisht përpjekjeve tuaja për të shtuar më shumë hekur në organizëm, është e mundur që disa vitamina mund të funksionojë kundër jush.

Por ka disa mënyra të thjeshta për të përfituar sa më shumë prej suplementeve të hekurit
Merrni suplementin e hekurit me stomak bosh
Opsioni më i mirë në këtë rast është të merrni suplementin e hekurit me stomak bosh, kështu trupi do ta thithë më mirë atë.

Shmangni marrjen e suplementit të hekurit me ushqime me kalcium ose me shumë fibra
E nëse jeni duke marrë një suplement hekuri në mëngjes dhe mëngjesi juaj është i pasur me produkte të cilat përmbajnë kalcium, atëherë ai mund të pengojë aftësinë e trupit tuaj për të thithur hekurin
Në rastin ideal është mirë të prisni rreth dy orë para se të konsumoni produkte të pasura me kalcium si qumështi, djathi ose kosi.
Ju gjithashtu duhet të shmangni ushqimet me shumë fibra, si drithërat integrale, perimet e papërpunuara, krundet, si edhe pijet me kafeinë kur merrni hekur.
Konsumoni produkte me vitaminë C
Merrni hekur me diçka të pasur me vitaminë C, si lëngu i portokallit, i cili mund të ndihmojë organizmin në përthithjen e hekurit.
A duhet të vazhdoni të merrni hekur në mëngjes?
Në keni mungesë hekuri në organizëm apo po përpiqeni të trajtoni probleme si anemia, atëherë është mirë t’i merrni seriozisht masat e mësipërme.
Sidoqoftë, nëse jeni duke marrë një multivitaminë me hekur dhe nivelet tuaja të hekurit janë normale, nuk keni nevojë të jeni aq të kujdesshëm për mënyrën sesi i merrni këto shtesa.
Edhe pse shtesat kanë vendin e tyre, ushqimi është zakonisht mënyra më e mirë për t’i dhënë trupit tuaj atë që i nevojitet.

Ngrënia e ushqimeve të pasura me hekur, duke përfshirë mishin, produktet e detit, drithërat, fasulet, arrat dhe rrushin e thatë, mund t’ju ndihmojë të plotësoni nevojat tuaja ditore.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts