Numri i foshnjeve të ardhura në jetë në vitin 2022 ka shënuar një rënie me 19.6 për qind. Shkak për këtë janë pasiguria ekonomike dhe emigracioni i lartë. Megjithatë sipas të dhënave të fundit në shtator u shënua shtesë e popullsisë, por në llogaritje nuk është përfshirë emigracioni.
Numri i lindjeve për periudhën korrik shtator të vitit 2022, ka shënuar një rënie tjetër të fortë me 19.6 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Megjithatë sipas INSTAT është edhe numri i vdekjeve, ka shënuar rënie duke sjellë si rezultat një shtesë të popullsisë, por duke mos përfshirë këtu efektet e emigracionit të lartë.
Ndër gjashtë qarqet që kanë më shumë foshnje të ardhura në jetë, se sa vdekje, vendin kryesor e zë Tirana, e më tej Durrësi, Elbasani e më tej Lezha, Dibra dhe Kukësi.
Ndërsa në rënie vazhdojnë të tjerët, ku me më ndikim është Vlora dhe Korça. Sipas të dhënave zyrtare, qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 90 lindje.
Prej vitesh tashmë Shqipëria po shënon një tkurrje të popullsisë, jo vetëm prej emigrimit por edhe për shkak të numrit të ulët të lindjeve.
Shkak për këtë është pasiguria ekonomike, niveli i lartë i varfërisë, por edhe për shkak të tendencës së prindërve, për tu fokusuar te karriera.
Një tjetër element është dhe largimi nga vendi, ku të rinjtë synojnë edhe krijimin e familjeve, në shtete të tjera. Tashmë edhe mosha mesatare e Shqipërisë ka shënuar një rritje të ndjeshme duke shkuar në 38 vjeç, çka shënon dhe rënie të krahut të punës dhe fenomenin e njohur si, plakje të popullsisë.