Wednesday, November 30, 2022
HomePolitikëKryeministri Rama shpreh mbështetje ndaj Polonisë pas goditjes nga raketat ruse siç...

Kryeministri Rama shpreh mbështetje ndaj Polonisë pas goditjes nga raketat ruse siç raportohet

-

Një zyrtar i lartë i zbulimit amerikan njoftoi se raketa ruse kanë kaluar mbi Poloni, një vend anëtar i NATO-s, duke vrarë dy persona.

Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Mueller nuk e ka konfirmuar ende lajmin, por tha se udhëheqësit e lartë të vendit po mbanin një takim urgjent për shkak të asaj që ai e cilësoi një ‘situate krize’.

Mediat polake raportuan se dy persona humbën jetën të martën pasdite pasi një predhë goditi një zonë në Przewodów, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën. Zona përdorej për tharjen e grurit.

Me herët të martën Rusia goditi disa objekte energjetike të Ukrainës në sulmin më të madh me raketave deri më tani, duke goditur objektiva nga lindja në perëndim dhe duke shkaktuar ndërprerje në masë të energjisë elektrike. Në një reagim të tij Presidenti Volodymr Zelenskyy tha se “vendi i tij do t’i mbijetojë çdo gjëje”.

Kryeministri Rama ka postuar në twitter një status duke shprehur mbështetjen e plotë ndaj Polonisë si anëtar i NATO-s pas lajmeve për goditjen me raketa ruse në territorin e saj.

Ndërkohë sipas BBC pala ruse ka mohuar se janë raketat e saj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,588FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts