Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëEksodi masiv/ Meta: Rama, armiku kryesor i lirive të të rinjve, autori...

Eksodi masiv/ Meta: Rama, armiku kryesor i lirive të të rinjve, autori i vrasjes së shpresës!

-

 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se shqiptarët po ikin sepse Edi Rama është armiku kryesor i lirive të tyre, autori dhe përgjegjësi i vrasjes së shpresës së të rinjve.

Duke iu referuar shkrimit të Forbes, Meta shkruan se ne nuk duam që ky vend të braktiset, Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do ta bëjmë realitet.

POSTIMI I PLOTË
Eksodi masiv i të rinjve tanë tërheq vëmendjen edhe të Forbes.

Shqiptarët po ikin, duke zënë vendin e tretë në botë për të larguarit nga vendi, sepse Edi Rama është armiku kryesor i lirive të tyre, autori dhe përgjegjësi i vrasjes së shpresës së të rinjve, në nivele aq dramatike sa po i detyrojnë të rrezikojnë edhe jetën duke kaluar La Manshin me gomone!

Ne nuk duam që ky vend të braktiset, pasi çdo fëmijë që ikën nga Shqipëria le një brengë në familje.
Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do ta bëjmë këtë realitet! ✌️🇦🇱

Meta Fb

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts