Friday, April 26, 2024
HomePolitikëRama do të japë 3000 lekë në fundvit për familjet me asistencë,...

Rama do të japë 3000 lekë në fundvit për familjet me asistencë, të verbrit, dhe invalidët

-

Qeveria shqiptare ka vendosur për shpërblimin e disa kategorive të veçanta për festat e fundvitit 2022-2023

Kështu përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar shpërblehen financiarisht, për vitin 2022, në masën 3 000 (tre mijë) lekë.

Konkretisht përfituesit janë familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike; familjet të cilat kanë në përbërje të tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-së.

Po ashtu edhe individët përfitues të statusit invalid paraplegjik dhe tetraplegjik, dhe të verbrit.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 399 000 000 lekë ose 3.4 milionë euro dhe përballohen nga fondi rezervë i buxhetit, për vitin 2022.

Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts