Monday, February 6, 2023
HomePolitikëNesër Samiti i BE-së, zbardhet agjenda e takimit, në 14:30 Rama, Von...

Nesër Samiti i BE-së, zbardhet agjenda e takimit, në 14:30 Rama, Von der Leyen e Michel në konferencë

-

 

Ditën e nesërme në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku do të diskutohen një sërë çështjesh.

Në axhendën e dërguar medieve, bëhet me dije i gjithë aktiviteti i këtij Samiti të rëndësishëm për vendin tonë dhe rajonin.

Kështu, në orën 09:30 do të bëhet mbërritja e liderave evropianë, ndërsa në orën 10:00 do të firmoset marrëveshja për Roaming.

Pas 15 minutash, në 10:15 do të mbërrijë pjesa tjetër e liderave dhe në orën 11:00 do të ketë një seancë plenare, e cila do të shoqërohet me një foto në 11:45.

Në orën 12:45 do të fillojë sërish sesioni i dytë i kësaj seance plenare, ndërsa në orën 14:30 do të ketë edhe një konferencë e përbashkët mes Ramës, Von der Leyen dhe Michel.

Ndërkohë fokusi i Samitit do të jetë emigracioni në kontinent, lufta në Ukrainë, lufta ndaj terrorizmit dhe krimit, si dhe ajo e sigurisë kibernetike.

Për shkak të rëndësisë së këtij Samiti, Tirana do të jetë pothuajse e bllokuar ditën e nesër qysh në orën 6 të mëngjesit.

Nga ana tjetër, kreu i PD-së, Sali Berisha ka thirrur një protestë para Kryeministrisë, brenda zonës së sigurisë, edhe pse policia nuk ka dhënë leje për këtë gjë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,699FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts