Thursday, October 10, 2024
HomeShendetesiGripi më agresiv se Covid-19, mbi 14 mijë të prekur në një...

Gripi më agresiv se Covid-19, mbi 14 mijë të prekur në një javë në Shqipëri, Tomini: Mos neglizhoni asnjë shenjë

-

 

Covid-19 nuk është asgjë përpara gripit të frikshëm që ka prekur shqiptarët. Mbi 14 mijë persona janë prekur nga gripi dhe infeksionet e tjera respiratore vetëm javën e fundit. Instituti i Shëndetit Publik raporton për të rritje të sëmundshmërisë në popullatë nga bashkëqarkullimi i virozave, gripit dhe nënvarianteve të Covid-19 njëkohësisht.

Drejtoresha e këtij institucioni, Eugena Tomini thotë se piku i infektimeve nga gripi dhe nëntipet e tij ende nuk është arritur. “Gripi është me disa nënvrianteve, “AH1”, i ashtuquajturi pandemik, “AH3” dhe nëntipi B”, thotë Tomini për A2 CNN. “Kjo e rëndon situatën e infeksioneve respiratore. Por nuk mund të bëhet dallimi nga vetë pacientët nëse janë me grip apo me Covid”.

Si në Europë edhe ne Shqipëri, gripi po dominon këtë periudhë edhe ndaj nënvarianteve të koronavirusit. Sipas ekspertëve, edhe gripi, ashtu si Covid-19, mund të shkaktojë forma të rënda dhe humbje jete, ndaj bëjnë thirrje për kujdes. “Ndërgjegjësimi është për të mos neglizhuar asnjë shenjë klinike”, thotë Tomini.

Ende nuk ka sinjale për praninë e nënvarinatit “Kraken” të “Omicron” apo mutacioneve të tjera që kanë rënduar situatën në Kinë. Ndryshe nga shumë vende në Europë që kanë kthyer testimet për Covid-19 ndaj udhëtarëve që vijnë nga Kina, komiteti i Ekspertëve në Shqipëri nuk ka vendosur kufizime.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts