Në përkujtim të 24-vjetorit të masakrës së Reçakut, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, apelon për intensifikimin e dialogut pa parakushte dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi.
“24-vjetori i masakrës së Reçakut është dita e dhimbjes dhe njëkohësisht apelit që krimet e luftës, mizoritë, vrasjet e civilëve dhe ndarjet që ato kanë krijuar duhet të marrin fund.
Intensifikimi i dialogut pa parakushte dhe arritja e një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi është rruga për pajtimin e qëndrueshëm, paqen, prosperitetin dhe evropianizimin e Ballkanit Perëndimor.
Vleresoj konstatimin e Këshilltarit të Departamentit të Shtetit Derek Chollet mbi vullnetin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për procesin e dialogut, i cili do t’i garantojë Kosovës integrimin në strukturat evro-atlantike”, shkruan kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.