Friday, March 31, 2023
HomePolitikëIdentiteti i Tiranës, Veliaj: Kemi ruajtur identitetin historik të qytetit, duke rijetëzuar...

Identiteti i Tiranës, Veliaj: Kemi ruajtur identitetin historik të qytetit, duke rijetëzuar hapësirat dhe godinat

-

Në pjesën e dytë të rubrikës së tij javore, ku trajton çështje të debatuara në publik, por edhe informon me fakte qytetarët, kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur për identitetin historik të Tiranës, se si ky identitet është ruajtur duke rijetëzuar vlerat më të mira të qytetit, por edhe se si investimet e reja po i japin frymë Tiranës së të ardhmes.

Ai shprehet se përqasja e Bashkisë së Tiranës ka qenë e trefishtë. “Ne duam të ruajmë Identitetin Historik, duke konservuar ndërtesa dhe hapësira të rëndësishme; t’i japim jetë ndërtesave dhe hapësirave historike, dhe e treta, të investojmë në krijimin e një Tirane për të ardhmen, duke ndërtuar hapësira, por edhe ndërtesa bashkëkohore për 100 vitet e dyta të Tiranës Kryeqytet”, shprehet ai në videomesazh.

Veliaj sqaron se në tetë vitet e fundit në Tiranë nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi në hapësirat e shpallura monumente culture, duke hedhur poshtë çdo akuzë të opozitës mbi këtë çështje. “Kushdo që thotë të kundërtën, nuk thotë të vërtetën, madje gënjen. Çfarë është vlerë për qytetin, do të mbetet vlerë për qytetin dhe asnjë ndërtim nuk është bërë në një monument kulture. Çfarë ka vlerë është ruajtur, është restauruar, i është rikthyer publikut dhe qytetarëve, në funksion edhe të zhvillimit turistik, edhe të ekonomisë lokale,” thotë ai.

Nga ana tjetër, sipas tij, identiteti i një qyteti nuk mund të jetë një imazh statik, apo nostalgjik, nuk mund të jetë i ngrirë në kohë, që këqyret nga jashtë si të jetë një vitrinë, apo një muze. “Ne s’mund të zgjedhim që do e ruajmë të ngrirë Tiranën e viteve ’20, kur u shpall Kryeqytet e kur këtu jetonin vetëm 20 mijë banorë, apo edhe atë të pasluftës, apo atë të viteve ‘70, apo Tiranën e viteve ’90, ku banonin 190 mijë vetë, dhe as ketë të sotmen, me 1 milion banorë, nuk e ruajmë dot të pandryshuar”, sqaron ai.

Si shembull konkret të ruajtjes së vlerave dhe identitetit historik të Tiranës, Veliaj solli godinën e Sarajeve të Toptanëve, kujdesin për Kullën e Sahatit, Pazarin e Ri, Kalanë e Tiranës etj. “Përqasja jonë për konservim është mishëruar në sjelljen tonë me ndërtesën e ‘Sarajeve’, të cilën e shpëtuam kur donin ta digjnin për ta bërë pallat dhe po e kthejmë në një hapësirë muzeale, për të cilën kemi nisur punën për ta restauruar dhe hapur për publikun, si Muze Etnografik i qytetit. Po ashtu bëmë edhe me pallatin e Maks Velos, ku janë edhe shtëpitë e dy shkrimtarëve të mëdhenj, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, të cilat sot janë kthyer në pole turistike, si muze të qytetit. Kulla e Sahatit është një tjetër xhevahir identifikues i Tiranës. Prandaj, vetëm pak orë pasi kemi hyrë në këtë zyrë në 2015-ën, puna e parë që bëmë ishte rregullimi i orës, që i kishte ngecur për 4 vite, nga ata që sot bërtasin për identitetin, por nuk e kishin fare problem që Sahatit i kishte ngelur ora, edhe qytetit gjithashtu,” u shpreh ai.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,756FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts