Tuesday, April 16, 2024
HomePolitikëKadastra/ Rama: Jo vetëm do të mbyllen sportelet por do të eliminohen...

Kadastra/ Rama: Jo vetëm do të mbyllen sportelet por do të eliminohen të gjitha zonat ndarëse

-

 

Në prezantimin e drejtueses së re të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Kryeministri i vendit ka njoftuar se tani e tutje ky institucion nuk do të funksionojë më me sportele apo zona ndarëse.

Sipas Kryeministrit këto masa do e çojnë punën e insitucionit në një fazë të re bashkëpunimi dhe do përmirësohet dhënia e shërbimit ndaj qytetarëve

“Do të kemi një ndryshim në drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Thuajse një dekadë pas drejtimit të procesit të transformimit në këtë fushë, edhe pse mos të harrojmë që ky proces ka nisur me institucione të ndara, nga njëra anë hipoteka dhe nga ana tjetër ALUIZN-i. Në këtë rrugë është bërë një reformë integruese e të dyjave, megjithatë bëhet thuajse një dekadë dhe pa asnjë diskutim rezultatet janë të dukshme dhe të prekshme, krahasimi me pikënisjen është absolutisht si dita me natën. Por, sot është koha për një shtysë të re dhe për të hyrë në një fazë me një ritëm tjetër, të gjithë procesit i cili në fund duhet të garantojë stabilitet të plotë të pronës, të marrëdhënies mes qytetarëve dhe shtetit në aspektin e pronës. Sot, kemi një bazë nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje që është teknologjia. Dhe proceset teknologjike na kanë dhënë mundësinë të shërbejmë për qytetarët pa radha dhe ata ta kërkojnë shërbimin online“, tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts