Friday, April 19, 2024
HomePolitikëKëshilli i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri në Tiranë, zbardhet agjenda, pjesë e saj...

Këshilli i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri në Tiranë, zbardhet agjenda, pjesë e saj Borrell dhe Varhelyi…

-

 

Shefi i Politikës së Jashtme së BE-së, Oliver Varhelyi do të jenë në Tiranë më datat 15 dhe 16 mars, kjo për mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Përpos Shqipërisë, zyrtarët e Unionit do të jenë edhe në Maqedoninë e Veriut më 16 dhe 17 mars.

“Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, njëherësh zëvendëspresident i Komisionit Evropian i shoqëruar nga komisioneri Oliver Varhelyi do të vizitojnë Shqipërinë më 15-16 mars me rastin e mbledhjes së Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Kjo është hera e parë që SAC zhvillohet në Tiranë”,-njofton delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, në një postim në Twitter.

Agjenda

Duke filluar me Shqipërinë në 15 mars, Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet me kryeministrin Edi Rama përpara se të kryesojë Këshillin e 12- të të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, në Tiranë më 16 mars.

Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama. Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi. Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, kryeministri Rama dhe komisioneri Várhelyi do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi rreth orës 12:00.

Pasdite, Borrell do të marrë pjesë në përurimin e Kullës Veneciane në Durrës, restaurimi i së cilës është financuar nga BE-ja.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të udhëtojë më pas në Maqedoninë e Veriut. Më 16 mars, ai do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, përpara se të udhëheqë delegacionin e BE-së në Këshillin e 16 -të të Stabilizim Asociimit BE-Maqedonia e Veriut të premten, 17 mars.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts