Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëRama, pensionistëve: S’e kemi harruar premtimin për një tjetër mbështetje sociale

Rama, pensionistëve: S’e kemi harruar premtimin për një tjetër mbështetje sociale

-

Nga Elbasani, ku ndodhet me rastin e Ditës së Verës, kryeministri, Edi Rama, ka dhënë një prononcim për gazetarët, ku u shpreh se për pensionistët qeveria nuk e ka harruar premtimin për të shpërndarë një tjetër mbështetje speciale.

Ndër të tjera, kryeministri përmendi edhe rritjen e pagës minimale që këtë muaj shkon në 40 mijë lekë si dhe projektligjin që nuk do të ketë më tatim fitimi për pagën deri në 50 mijë lekë të reja.

“Më vjen mirë që në pragun e kësaj stine kemi disa lajme të mira për ata që punojnë dhe që besojnë te puna. Duke filluar nga paga minimale që përtej të gjitha programeve elektorale të të gjitha partive për këtë mandat, dhe përtej parashikimeve më optimiste është e mundur sot që të ngrihet në 40 mijë lekë. Zbatimi është duke filluar nga prilli për të gjitha kompanitë, në shtet dhe në privat. Kemi gati edhe projektligjin për të mbajtur premtimin e dhënë që nuk do të ketë më tatim fitimi për pagën deri në 50 mijë lekë të reja…Pensionistëve dua t’u them se përtej të gjitha thashethemeve, të përditshme të politikës dhe mediave: nuk e kemi harruar premtimin për t’u shpërndarë një tjetër mbështetje speciale.”-tha Rama.

Taksa e jashtëzakonshme mbi kompanitë që eksportojnë energji do të nisë të mblidhet në prill dhe më pas, shtoi Rama, një pjesë e të ardhurave do të shkojë për pensionistët.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts