Të paktën tetë studentë dhe një roje sigurie janë vrarë pas të shtënave në një shkollë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën në sulm dhe janë dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Tiršova, tha ministria e brendshme në një deklaratë.
Sipas mediave serbe, të shtënat me armë zjarri ndodhën në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm. Autori u arrestua. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ministrat Branko Ruzhiç dhe Danica Grujiçiç, si dhe Veselin Miliç, shef i Departamentit të Policisë për qytetin e Beogradit.
Policia ka bërë të ditur se i mituri është arrestuar, ndërsa arma që është përdorur dyshohet të jetë e babait të nxënësit.