Tuesday, May 7, 2024
HomePolitikëBalla falënderon oficerët e Guardia di Finanza në përfundim të misionit të...

Balla falënderon oficerët e Guardia di Finanza në përfundim të misionit të monitorimit 2023

-

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla falënderoi oficerët e Guardia di Finanza, të cilët morën pjesën në fushatën e monitorimit nga ajri për vitin 2023, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Rinas, në të cilën morën pjesë edhe zyrtarë të lartë Policisë së Shtetit dhe Ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci. Balla vuri në dukje peshën dhe rëndësinë që ka pasur misioni i GdF në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe shprehu mirënjohjen në emër të shtetit shqiptar për punën e tyre.

“Në emër të qeverisë shqiptare, dëshiroj të shpreh të gjithë mirënjohjen time për të gjithë oficerët e Guardia di Finanza për angazhimin e tyre të vazhdueshëm ndër vite në mbështetje të forcave tona të Policisë dhe në favor të popullatës shqiptare. Sot jemi këtu në Rinas me rastin e largimit tuaj në përfundim të Fushatës së Monitorimit nga Ajri 2023, e cila numëroi 185 orë fluturim, 63 misione fluturimi, nga veriu në jug dhe rezultate të panumërta të arritura në bashkëpunim me forcat tona të policisë”, tha ministri.

Balla u ndal edhe afërsinë dhe bashkëpunimin policor mes dy vendeve duke u shprehur se misione si kjo që sapo përfunduam janë një dëshmi e gjallë e afërsisë së institucioneve italiane me institucionet shqiptare, veçanërisht mes Guardia di Finanza dhe forcave tona të Policisë së Shtetit. Duke folur rreth operacioneve të fundit të policisë kundër shitjes dhe shpërndarjes së substancave narkotike në vendin tonë, Balla tha: “Me megaoperacionin policor, i nisur në agimin e datës 14 shtator dhe ende në vazhdim në të gjithë vendin, i quajtur “Tempulli”, kemi dashur të shprehim qartë dhe pa asnjë hezitim vullnetin e vendosur të qeverisë në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike të drogës, për ta luftuar atë shtëpi më shtëpi, në çdo lagje, në çdo fshat, larg apo afër, pa lënë zona të lira.”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts