Bazuar ne rezultatet 5 viteve te fundit dhe koeficientit Uefa ka publikuar diten e sotme renditjen e klubeve europiane.
Sipas Uefa klubi më i mirë në Europë është Real Madrid i ndjekur nga Atletiko Madrid dhe Barcelona.Ndërsa më poshtë renditen Bajern Mynih dhe Juventus dhe akoma më poshtë skuadrat angleze.
Ndërkohë sa i përket klubeve shqiptare, renditja udhëhiqet nga nënkampionët e Shqipërisë Skënderbeu të ndjekur nga Kukësi dhe Shkëndija e Tetovës.
Sakaq më poshtë renditen klubet e kryeqytetit Tirana dhe Partizani. Risia për këtë klasifikim është pjesëmarraja për herë të parë në këtë klasifikim e Prishtinës.
Skënderbeu rezulton me i 215-ti nga 442 klube, që për ironi të fatit, mbahet nga Prishtina e Kosovës.
Kjo është dhe renditja e klubeve shqiptare
215 Skënderbeu 5.950 pikë
222 Kukësi 5.700 pikë
313 Partizani 3.450 pikë
317 Shkëndija Tetovë 3.350 pikë
350 Laçi 2.450 pikë
368 Teuta 1.950 pikë
369 Flamurtari 1.950 pikë
384 Tirana 1.700 pikë
442 Prishtina 0.250 pikë
Pesë klubet më të mira në Evropë
1 Real Madrid 151.871 pikë
2.Atletiko Madrid 133.871 pikë
3.Barcelona 128.871 pikë
4.Bajern Munih 122.685 pikë
5.Juventus 119.149 pikë