Ne ambjentet e shkolles se mesme At “ Pjeter Meshkalla “ u zhvillua kampionati pranveror ne minifutboll per meshkuj, me pjesmarrjen e 40-te shkollave 9-vjeçare te Qarkut Shkoder. Ky eshte viti i dyte rradhazi qe nderrmerr DAR me drejtorine e shkolles At “ Pjeter Meshkalla “ nisur edhe nga motoja se “ sporti i bashkon te gjithe “. Sipari u çel me minifutbollin e djemeve ku sipas organizatoreve.
“ Mendojme qe keto manifestime sportive ti zgjerojme me shume ne te ardhmen duke perfshire edhe sporte te tjera, pasi sherbejne per edukimin e femijeve me lojen e pastert dhe respektin per njeri tjetrin “, nenvizon specialisti i Drejtorise Arsimore Shkoder.
Nje mesazh se sporti nuk eshte thjesht per te fituar, por per te bashkuar dhe ndare miqesine, u pasqyrua ne lojrat qe pasuan me tej, me kupen At “ Pjeter Meshkalla “ ne disiplinen e volejbollit per vajza.
Veprimtarite sportive zgjaten pese dite ku rivaliteti mes ekipeve ishte i forte dhe interesimi i jashtzakonshem, qasje kjo qe tregon se organizimi i aktiveteteve sportive, tashme eshte bere tradite ne Shkoder.