Tuesday, April 30, 2024
HomeKronika“Tebreg”, 3 ne pranga, proçedohet administratori

“Tebreg”, 3 ne pranga, proçedohet administratori

-

Finalizimi i operacionit policor të koduar “Tebreg” solli asgjesimin e 502 fidaneve lende narkotike dhe sekuestrimin e 2.5 kilogrameve kanabis sativa, ndersa ne pranga rane 3 shtetas. Gjithashtu policia ka proçeduar në gjendje të lirë administratorin e Pultit Tom Markun, i cili ka qënë edhe me herët i arrestuar nga policia për lendë narkotike. Njëkohësisht në kërkim është shpallur kryeplaku i fshatit Plan, shtetasi P. Rr 43 vjeç. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, është ushtruar kontroll territori në Njësinë Administrative Pult, fshati Plan, në lagjen Tebreg dhe në territorin përreth, ku si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Marash Mani, 74 vjeç, Tomë Kronaj, 72 vjeç dhe Lonard Kronaj, 21 vjeç, te gjithe banues në fshatin Plan, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Nga kontrolli i ushtruar në afërsi të banesave së shtetasve Tom Kronaj dhe Marash Mani, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 qese plastmasi ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Canabis Sativa me peshë rreth 2.5 kg, si dhe në faqen e kodrës pranë këtyre banesave janë gjetur dhe asgjësuar me zjarr, 402 fidanë dhe 80 rrënjë bimë narkotike e llojit Canabis Sativa. Në lidhje me këtë rast, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, administratori Tom Marku 61 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg” Shkodër. Për të njëjtën akuzë mbetet në kërkim kryeplaku i kësaj zone malore në Dukagjin. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. Nga ana e saj policia thotë se po vijon kontrollet në të gjithë territorin në bazë të planit kombëtar për luftimin e kultivimit të bimeve narkotike, të kthyera në fenomen shqetësues.

……..

Në Lezhë u godit një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ku policia arriti të sekuestrojë 15 kg lëndë narkotike e llojit Marijuanë si dhe shpalli në kërkim një shtetas. Operacioni policor u zhvillua në një banesë në fshatin Perlat i Epërm në Mirditë, ku si rezultat i kontrollit , në afërsi të  banesës së  shtetasit T.L. 40 vjeç, në një zonë të pyllëzuar,  u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale 15 kg lëndë narkotike e llojit Marijuanë e fshehur në një bidon plastik.  Shtetasi T.L. nuk u gjet në banesë , u shpall në kërkim si i dyshuar si posedues i lëndes narkotike  dhe punohet për kapjen e tij.  Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike “.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts