Friday, April 26, 2024
HomeKulturëMbremje poetike kushtuar Zef Zorbes

Mbremje poetike kushtuar Zef Zorbes

-

Është ndoshta misioni më i vështirë të flasësh për një poet, i cili me vargjet e tij ka thënë shumë. E tillë është edhe mbrëmja poetike kushtuar një figure të spikatur për Shkodrën, poetit të desidencës së heshtur Zef Zorba. Poezia e tij na kujton se sado e errët të jetë koha, e shpresa të duket e venitur, etja e për dritën kurrë nuk duhet të shuhet e të vdesë.

Jo vetëm vargjet e poezisë së tij, por edhe kujtimet janë të freskëta për intelektualin, poetin e regjisorin Zorba.

Zef Zorba lindi në vitin 1920 në Kotorr të Malit të Zi, në një familje shqiptare dhe mbylli sytë në 1993, në moshën 73 vjecare. Spikati me talentin e tij dhe hijen e rëndë të një intelektuali i cili për regjimin komunist nuk duhej të ishtë një shpirt i lirë dhe në 1946 arrestohet nën akuzën e agjitacionit e propagandës ku vuan dënimin ndër kampet e punës dhe riedukimit deri në vitin 1951. Zorba i takonte qarkut të shkrimtarëve klandestinë. Më 1989 e përfundoi veprën e vet poetike, nji vëllim poezish që u botue vetëm më 1994 dhe që përmban vjersha nga vvitet 1945-1980, të shkruara fshehurazi në burg ashtu si dhe në liri. Më 1996, Zef Zorbës iu dha post mortem Çmimi letrar “Martin Camaj”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts