Infarkti i merr jeten 57 vjeçarit

0
371

Nje 57 vjeçar nga fshati Vukatane ka gjetur vdekjen si pasoje e nje infarkti. Isa Qardaku ka qene duke udhetuar nga qyteti i Shkodres ne drejtim te pikes se kalimit kufitar te Muriqanit, kur rreth ores 12.55 minuta ne fshatin Oblike eshte goditur nga infarkti, duke bere qe automjeti tip Wolksvagen me te cilin po udhetonte te perplaset me kontenieret e mbetjeve urbane. Fatmiresisht ne ato momente nuk ka patur kalimtare ne rruge dhe as mjete te tjera, si dhe 57 vjeçari fatmiresisht ka qene duke ecur me shpejtesi te ulet, pasi perplasja mund te kishte qene fatale. Sherbimet e policise po kryejne hetimet e plota ne vendngjarje, ndersa trupi i pajete eshte derguar ne morgun e spitalit rajonal te Shkodres ku do t’i nenshtrohet akt – eskpertizes mjeko ligjore per te zbardhur shkaqet e plota te vdekjes.