Thursday, March 28, 2024
HomeKulturë“Tingujt e artë” ne “P.Jakova”

“Tingujt e artë” ne “P.Jakova”

-

“Tingujt e artë” kështu e pagëzuan koncertin e tyre nxënësit e apasionuar pas pianos, të cilët u përgatiten nga mësuesja e muzikës Dorina Saraçi. Ata dhuruan një mbrëmje të mbushur me emocione në sallën e koncerteve “Gjon Kapedani” të shkollës së muzikës “Prenkë Jakova”
26 kryevepra botërore si “My first melody”, Sonatine të Bethoven, Shubert, Shtraus, Cajkovsky etj erdhen të përformuara nga këto të rinj në këtë mbrëmjë. Duke vlerësuar përgatitjen e tyre, mësuesja Saraçi thotë se në fokus është promovimi i këtyre talenteve që premtojnë për të ardhmen.
Ky aktivitet është i shtati që vjen nën kujdesin e mësueses Dorina Saraçi, e cila përveç punes mesimore-pedagogjike, ka marrë pjesë në shumë aktivitete si soliste dhe koncert maestre. Koncerti erdhi nën kujdesin e pushtetit vendor dhe drejtuesve të shkollës së muzikës, e cila ka krijuar një traditë të bukur në promovimin e brezave të rinj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts