Wednesday, May 8, 2024
HomeKronikaAsgjesohen 28 mije rrenje kanabis

Asgjesohen 28 mije rrenje kanabis

-

28 mijë e 218 bimë të dyshuara si kanabis sativa janë asgjesuar nga policia e Shkodres me anë të djegies. Operacioni i uniformave blu për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike u përqëndrua në njësinë Administrative të Pultit, pjesë e bashkisë Shkoder. Në njoftimin e shpërndarë për shtyp, policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, por kjo frazë përsëritet rëndom prej disa vitesh, ndërsa rastet e arrestimit të tyre dhe vënia para përgjegjësisë ka qënë minimale. Këtë vit shifrat e fryra që po shpërndan policia e shtetit për asgjesimin e lëndëve narkotike në veri nuk po shoqërohen si vitet e shkuara me pamje filmike apo fotografi, duke ngritur pikëpyetjen e madhe për efikasitetin e këtyre operacioneve, apo edhe shifra reale që asgjesohen. Zyrtarisht thuhet se nga fillimi i vitit janë identifikuar asgjësuar në total në qarkun e Shkodres 67 mijë e 269 bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa, kryesisht në operacione të përqëndruara në malësitë e mbishkodres, si dhe në Temal, Shllak e Mazrek të Vau Dejësit. Kjo fushatë korrjeje e lëndës narkotike ende është e paqartë nëse vijon me planin e vjetër, apo policia ka hartuar një plan të ri pune. Nëse po, pyetja që shtrohet natyrshëm është nëse këto parcela të gjetura janë të hapura rishtazi, apo ato të viteve të shkuara. Cilat janë zonat më problematike realisht në qarkun e Shkodres, apo vijohen të listohen fshatrat e njohur, duke u lënë në hije shumë zona të tjera të paprekura në të shkuarën nga policia. Deri më tani shumë kultivues kanë shfrytëzuar kufirin e gjelbërt me Malin e zi për të prekur Europën, shtigje këto që vijojnë të jenë të hapura, e që fatkeqësisht duket sikur sfidojnë shtetin. Pritet që brenda pak javësh të nisë një tjetër fotografim ajror nga forcat Italiane për identifikimin e parcelave të reja, por kjo situatë nuk mund të vazhdojë më kështu, për sa kohë që fenomeni nuk goditet në gjenezë dhe përpara asgjesimit, policia të forcojë punën parandaluese që vijon të jetë një pikë e dobët e saj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts