Tuesday, November 12, 2024
HomeSportTe tjere lojtare ne prove tek Vllaznia

Te tjere lojtare ne prove tek Vllaznia

-

Dite pas dite, skuadra e Vllaznise po plotesohet megjithese jo ne formen qe duan tifozet shkodrane. Edhe dy lojtare te tjere mjaft te rendesishem I jane shtuar grupit te Armando Cungut dhe behet fjale per mbrojtesit Antonio Marku dhe Endri Vrapi te cilet sapo kane firmosur kane dale ne stervitje. Rikthimi I tyre eshte edhe nje motivim I madh per pjesen tjeter te ekipit ndersa llogarite me mbrojtjen mbyllen pasi sebashku me Cicmil dhe Gocaj perfundon ndertimi I ketij reparti. Ajo qe bie ne sy gjate seancave te trajnerit Cungu eshte edhe afrimi I lojtareve te tjere ne prove. Pervec, Ilir Avdylit, Valdrin Rashices, Jasmin Agoviç, Adi Zahes ne prove ka ardhur edhe nje emer I ri. 22 vjecari Bruno Hoxha ka ardhur ne Shkoder me qellim qe te binde drejtuesit kuqeblu per aftesite e tij. Mbrojtesi qe luan edhe ne rolin e mesfushorit me pare ka luajtur edhe me Kukesin dhe se fundmi me Apolonine por pa lene gjurme. Karriera e tij le shume per te deshiruar por atij po I jepet Shansi gjithsesi. Nisur nga kerkesat e trajnerit Cungu por edhe mungesa e opsioneve ne superlige, ne ditet ne vijim do te vijne ne prove serish te tjere lojtare. Keshtu jane kontaktuar disa menaxhere per afrimin e te tjere sportisteve dhe se shpejti do te testohet edhe nje sulmues. Nuk dihet se deri kur do te vijojne “audicionet” prane klubit Vllaznia por me mire keshtu, te provohen per disa dite te gjithe lojtaret, pasi nese hedhim syte tek viti I kaluar, pseudofutbolliste erdhen ne Shkoder dhe firmosen menjehere duke marre me vete mijera e mijera euro pa luajtur asnje minute.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts